Pjesëtarët e policisë në Malishevë dhurojnë gjak vullnetarisht

25 shtator 2018 | 13:42

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë dhe stafi civil i këtij stacioni, vullnetarisht të martën kanë dhuruar gjak për nevojat e shërbimit shëndetësor në vend.

Këtij aksioni, përveç zyrtarëve policorë i janë përgjigjur edhe disa qytetarë, ndërsa këtë aksion të dhurimit vullnetar të gjakut, e ka përshëndetur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka vizituar policët, përderisa ishin duke dhuruar gjak, njofton komuna, përcjell Klan Kosova.

Kryetari Begaj, është pritur nga ushtruesi i detyrës i komandantit të stacionit policor në Malishevë, toger Azem Krasniqi dhe i kanë vizituar zyrtarët policorë, të cilët vullnetarisht ishin duke dhuruar gjak.

Me këtë rast, kryetari Begaj i ka përshëndetur të gjithë zyrtarët policorë të Malishevës, të cilët krahas detyrës së tyre në ruajtjen e sigurisë, janë edhe dhurues vullnetar të gjakut dhe përmes kësaj, edhe shpëtojnë jetë edhe në këtë mënyrë.

Aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, i janë përgjigjur edhe qytetarët të tjerë dhe zyrtarë komunal të Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në…