Plaçkitet një supermarket në Xërxë të Rahovecit – vidhen 10 mijë euro, dhe qindra pako cigare

03 janar 2021 | 20:33

Një supermarket në Xërxë të Raohecit, në mëngjesin e së dielës ka qenë cak i hajnave.

Siç bënë të ditur policia, rasti ka ndodhur në Qendrën Tregtare “Super Viva”, në të cilën janë vjedhur 10 mijë euro dhe qindra pako cigare.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka mbledhur dëshmitë.

“Me datë 03.01.2021 ne ora 07:00 Stacioni policor-Rahovec ka pranuar informatën se është kryer vjedhje ne Qendrën tregtare ,,Super Viva“ ne fsh.Xerxe. Patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kane bere sigurimin e vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve dhe forenzika të SP-Rahovec si dhe njësiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive”, tha policia.

Sipas tyre, grabitësit fillimisht me mjete të forta kanë hapur një vrimë nga ana e jashtme, nga e cila kanë depërtuar përbrenda objektit.

“Personat e panjohur ne objektin e Q.T kane depërtuar nga ana perëndimore (pasme) ku kanë hapur një vrime ne murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda dhe kane kryer vjedhjen, sipas informatave të para dyshohet së janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e cigareve të ndryshme 100 shteke, si dhe janë thyer arkat ku janë vjedhur të holla ne vlerë rreth 10.000 euro. Rastin në fjalë e merr Njësiti i Hetimeve Regjionale”, thuhet në deklarimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata e vaksinimit ndaj koronavirusit po ecën shumë ngadalë në…