Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

29 dhjetor 2023 | 21:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës, ku pas të shtënave me kallashnikov një person ka mbetur i plagosur. Motivet e këtij rastit momentalisht janë të panjohura.

Siç bëhet e ditur viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se “policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës sot ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin…