Plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes një person në Gjakovë

25 maj 2024 | 19:41

Një person ka mbetur i lënduar në fshatin Babaj i Bokës së Gjakovës, pasi dyshohet se ra në kontakt me një mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për gazetën online Reporteri.net tha se viktima është duke u trajtuar në emergjencë, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka arritur te fitojë me shifrat 1-2 në…