Plaku i Shishmonit: Zahir Pajaziti nuk zëvendësohet nga askush, nuk është frikësu asnjëherë

20 nëntor 2022 | 23:44

Për të bëmat e Heroit Zahir Pajaziti është folur nga shumë bashkëluftëtarë e nga ata që patën fatin ta njohin, mirëpo së fundmi në emisionin “n’Demos” ka folur edhe njëri prej atyre që i bëri konak gjatë viteve ’90, e që bisedat me të ishin jo të rralla.

Xhemë Jakupi i njohur si Plaku i Shishmonit ka folur me fjalët më të zgjedhura për Heroin e Kombit Zahir Pajaziti.

“Unë tham se nuk zëvendësohet nga askush, është kanë si me krih me fluturu, ai nuk është frikësu asnjëherë. Nëse s’ka ardh me armë të gjatë, ka ardh edhe me revole, e ka pa se terreni nuk është bash i zbulun, kur janë kthy prej Shqipnisë kanë nejt, e më pas kanë shku në Gjakovë me Astritin e janë fal në Xhami, e Zahir Pajazitin vështirë se e zëvendëson dikush”, ka deklaruar ai, përcjell GazetaDemos.

Shumëçka sipas tij do të ndryshonte pas rënies së Zahir Pajazitit me shokë, mirëpo dyert e shtëpisë së tij nuk do të mbylleshin asnjëherë për luftëtarët e UÇK-së që kërkonin strehim aty. 

Kanë ardh nga një herë ka dy e ka tre, nuk është rrit numri, edhe s’ka pas edhe njerëz të besueshëm shumë në atë, e më pas erdh tu u rrit numri. Unë iu kam thanë atyne, se deren e keni qel në çfarëdo kohe, pra mos keni dert me i ra ziles a najsen, veq hini mrena, e ata janë kanë të lirë që u pata thanë qashtu, masnej ra Zahiri e pak u ftof puna, është ardh Ilir Konushefci me Avni Ajetin, e kanë nejt të mërzitun, e më tha plak po druhna se po na shkon mundi dëm, djali i ka përcjell i ka qit në Shqipni, masandej ka fillu lëvizja në grup, Qerim Kelmendi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Mujë Krasniqi, Adrian Krasniqi”,  ka thënë Plaku i Shishmonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhemë Jakupi i niohur si “Plaku i Shishmonit”, i ftuar…