Planet e qeverisë për Komision të ri të Jurisprudencës, reagon Zyra e BE-së

25 prill 2026 | 23:01

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes ushtrueses së detyrës së shefes, Eva Palatova, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit që lidhen me emërimet në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

Në letrën zyrtare, BE thekson se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë para kohe mandatin e anëtarëve aktualë, duke ngritur dilema për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.

Në këtë kontekst, BE i ka bërë thirrje Kuvendit që të ushtrojë mbikëqyrje të duhur dhe të shmangë miratimin e proceseve që mund të cenojnë këto parime, duke kërkuar që çdo emërim të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe në përputhje me standardet evropiane.

Zyra e BE-së në Kosovë ka riafirmuar gatishmërinë për dialog dhe mbështetje në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar dërgimin e Steve Witkoff…