Planeti xhuxh më i afërt me Tokën është botë ujore

12 gusht 2020 | 11:09

Ceres, planeti xhuxh më i afërt me Tokën, është një botë ujore dhe mund të ketë një rezervuar të gjerë me ujë të kripur të fshehur nën sipërfaqen e tij.

Të dhënat vijnë nga një punë e re kërkimore, sipas së cilës, rezervuari në këtë planet të vogël, që orbiton Diellin mes Marsit dhe Jupiterit, shtrihet nën kraterin 20 milionë vjeçar të njohur si Occator dhe mund të ketë jetë.

Të dhënat bazohen në analizimin e imazheve të anijes kozmike “Dawn” të NASA-s, që ka vëzhguar sipërfaqen e Ceres. “Dawn” ka orbituar Ceres, që është rreth 965 kilometra rreth e rrotull, mes 2015-s dhe 2018-s derisa ka mbaruar karburanti.

Dr. Carol Raymond, drejtuese e këtij misioni, ka  thënë se të dhënat sugjerojnë se Ceres është një botë oqeanike dhe mund të ketë qenë gjeologjikisht aktive në vitet e fundit.

Grupi i punës beson se rezervuari i kripur i gjetur në sipërfaqe të planetit xhuxh mund të jetë krijuar nga impakti që ka krijuar kraterin. Kjo ka çuar në formimin e depozitave të kripës në sipërfaqe të planetit, që në distancë duken si njolla të shndritshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NASA ka ndarë një imazh mahnitës të Jupiterit që duket…