Plani i LV-së për caktimin e marzhës së fitimit me ligj, Rukiqi: Kjo është antikushtetuese

30 qershor 2022 | 14:37

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike e ka kundërshtuar ashpër iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur marzhën e fitimeve për produktet bazë.

Sipas Rukiqit ky propozim është antikushtetutes dhe njëkohësisht i papranueshëm.

“Është presedan jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ka për synim të mbulojë paaftësinë në menaxhim të krizës me çmime. Për te menaxhuar një krize, fillimisht duhet ta pranosh që ka krizë”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij, kjo gjë e dëmton konkurrencës, dhe e mbytë shtetin.

“Norma më të ulëta të TVSh-së për disa produkte bazë dhe subvencionimi i një pjese të shpenzimeve të transportit janë masa fillestare për adresimin e krizës aktuale”, ka thënë Rukiqi.

Për shkak të krizës ekonomike, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar qe të vendoset marzha e fitimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare. Akili…