Akil Gjakova pëson humbje në gjysmëfinale

30 qershor 2022 | 14:35

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare. Akili posi humbje nga algjeriani Messaoud Redouane Dris.

Gjakova e lëshoi mundësinë të shkonte në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë, për ta kërkuar më pas të artën. Megjithatë, nuk merr fund këtu aventura e Aklit në “Oran 2022”.

Ai do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Paraprakisht, Gjakova e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, e kishte mundur grekun Michail Tsoutlasvili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me shefen e…