Abdixhiku dhe Kusari-Lila përplasen në Kuvend: Më shumë vërehet mungesa ime sesa prezenca jote

30 qershor 2022 | 14:32

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme të Kuvendit për mungesën e Abdixhikut në seancën kur u diskutua për çështjen e tërheqjeve të mjeteve nga Trusti.

Kusari –Lila nga foltorja i është drejtuar Abdixhikut, duke i thënë se prezencën e tij e kanë kërkuar vetëm në atë seancë të Trustit, derisa e akuzoi se po tenton të imitojë kryeministrin Albin Kurti në fjalimet e tij.

“Jeni një seancë vonë, sepse seanca për Trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë më 23 qershor. Asnjëherë tjetër s’e kemi kërkuar prezencën tënde, për atë ditë është kërkuar prezenca juaj dhe ekonomistëve të grupit, sepse i keni dhënë mbështetje një ideje që s’e ka asnjë logjikë ekonomike”, ka thënë ajo, e cila ka marrë këtë përgjigje nga Abdixhiku.

“Mungesa juaj s’është evidente, prezenca juaj e heshtur është evidente. Por, sot e kuptuam se pse ju vini në seancë – vini për ta dëgjuar dhe imituar kryeministrin e Kosovës siç tentuat ta imitoni në fillim të fjalimit dhe atë pasuksesshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…