Plas gallata në një funeral (Foto/VIDEO)

14 tetor 2019 | 15:40

Njerëzit që merrnin pjesë në një varrim në Irlandë nuk mund t’u besonin veshëve kur nga arkivoli u dëgjua zëri i të ndjerit.

“Përshëndetje, më lini të dal. Ku dreqin jam? Më lini të dal, ore. Është errësirë këtu brenda”, u dëgjua zëri i ish-ushtarakut Shay Bradley, i cili kishte regjistruar audion me zërin e tij dhe kishte lënë porosi që ajo të luhej në momentin e varrosjes, në mënyrë që njerëzit të ndaheshin me të duke qeshur.

Personat e pranishëm në ceremoni shpërthyen në të qeshura, ndërsa të afërmit shpjeguan se ky është ndryshimi mes humorit të ushtarakëve dhe humorit të njerëzve të thjeshtë. Ai i ushtarakëve është humor i zi./Daily Mail

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së…