Saviçeviqi pas homazheve për legjendën Fadil Vokrri, zbulon një fakt interesant

14 tetor 2019 | 15:36

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Malit të Zi kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të FFK-së, legjendës Fadil Vokrri.

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ka thënë se Vokrrin e kishte mik të ngushtë që nga koha kur ishin futbollistë, por shoqëria më e madhe e tyre, sipas Saviçeviq është rritur gjatë kohës së ushtrisë.

“Në ditën e varrimit nuk kisha mundësi të vija, ngase isha në Kongresin e FIFA-s, por sot e shfrytëzova rastin që të vij dhe të përkulem para varrit të Fadilit. Ka qenë e vështirë për mua kur kam dëgjuar se Fadili ka vdekur, ai ka shkuar shumë herët nga kjo botë dhe ka pasur shumë për t’i dhënë futbollit, por kështu e ka jeta. Sigurisht se ai është i lumtur me sukseset e Kombëtares tuaj. Fadilin e kam njohur që nga ditët tona si futbollistë dhe kemi qenë shokë të mirë, por më së shumti jemi përafruar kur kemi qenë së bashku në ushtri”, ka thënë Saviçeviq.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji “Iliria” ka organizuar ndarjen e çmimit shkencor ndërkombëtar “Aleksandër…