Plas sherri për pushimet në Dubai, Beatrix paralajmëron padi ndaj Balinës

15 shkurt 2022 | 16:05

Padyshim që ky Big Brother ka qenë me plot emocione për Beatrix Ramosajn. Pasi përjetoi dashurinë e saj brenda mureve të shtëpisë vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie të komplikuar dashurie me moderatoren Bora Zemani, duket se këngëtarja po përjeton sërish momente tensioni në jetën reale. Ndonëse nga shumë u kritikua dhe nga shumë të tjerë u përkrah, Beatrix sërish po përballet edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Gjithçka ka nisur pasi këngëtarja nuk pranoi që të ishte për një darkë brenda shtëpisë së Big Brother, pasi i kishte ngelur qejfi me një shaka ku ishte përmendur ish-e dashura e Donaldit, Bora. Fill pas këtij episodi doli edhe lajmi se Beatrix kishte ikur për disa ditë pushime në Dubai.

Por në faqen e saj zyrtare në Instagram, Beatrix ka publikuar disa screanshote, ku shfaqet biseda e opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku, që flet me dikë tjetër, ndërsa shkruan se këngëtarja kishte ikur në Dubai me të dashurin. Teksa nuk dihet nëse ky është profili i vërtetë i Balinës, Trixa nuk është përmbajtur dhe ka ka shpërthyer kundër saj. Sipas Trixës kjo nuk është hera e parë që opinionistja ka shpifur për të, ndërsa shkruan se tashmë ka ardhur koha që ajo t’i dalë zot vetes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi do të sfidojë Liverpoolin në fazën 1/8 të Ligës…