Platforma ‘Open Data’ rrit besimin e qytetarëve në Komunën e Prishtinës

05 dhjetor 2018 | 14:06

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se “Open Data” është një platformë e cila ka për qellim rritjen e transparencës në qeverisje.

Sipas kësaj komune kjo platformë ka rritur besimin e qytetarëve në Komunën e Prishtinës.

“Platforma ‘Open Data’, është mjet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm drejt një qeverisjeje transparente. Është formë e shpejtë e raportimit përballë qytetarëve, me paratë e të cilëve ne menaxhojmë. Përmes ‘Open Data’, ne si kryeqytet publikojmë secilin vendim, secilin investim, secilën faturë, secilën kontratë, dhe secilin dokument që del nga drejtoritë komunale. Hapja e tillë e të dhënave e ka rritur besimin e qytetarëve në Komunën e Prishtinës, si dhe i ka bërë ata pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Sepse, kur qytetarët i kanë të gjitha informatat, nxiten për ide, vërejtje e sugjerime; të cilat neve në fund na shërbejnë si bazë për planifikimin e investimeve dhe projekteve në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim (LB), e cila drejtohet nga Valon Murati…