
Plazh në shkurt, qytetarët vlonjatë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det
23 shkurt 2025
| 14:08
Edhe pse vendi po përjeton temperatura të ulëta, kjo e dielë në Vlorë ka gjetur qytetarë që notojnë në ujrat e detit.
Plazhi në javën e fundit të muajit shkurt mund të duket i pazakontë, por jo për qytetarët e Vlorës.
Ata kanë shfrytëzuar fundjavën dhe motin me diell, duke u larë në zonën pranë ‘Ujit të Ftohtë’ duke sfiduar në këtë mënyrë dhe temperaturat e ulta.