Përvojë shumë e rëndësishme e Foniqit e Malokut në Kampionatin Mesdhetar

23 shkurt 2025 | 14:01

Dyshja perspektive e gjyqtarëve të hendbollit kosovar, Rilind Foniqi e Avdullah Maloku, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme gjatë kësaj jave në Podgoricë të Malit të Zi.

Dy gjyqtarët tanë të rinj kanë drejtuar plot shtatë ndeshje në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 17 vjet, që u mbajt në kryeqendrën e Malit të Zi.

Paraqitjet e tyre janë vlerësuar të mira, ndërsa kjo përvojë do t’u ndihmojë për avancim të mëtejmë në detyrën me përgjegjësi të drejtimit të ndeshjeve të hendbollit.

Si çift, Foniqi e Maloku kanë pasur përvojën e parë ndërkombëtare, që pritet të pasohet nga aktivitete të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit…