Pllana: Avokatët e Speciales e përdorën librin tim të luftës për dëshmi në Hagë e nuk më cituan

12 prill 2023 | 08:12

Publicisti i njohur Nusret Pllana ka folur rreth dëshmive që mbajnë librat e tij dhe dokumentari i realizuar nga ai për krimet serbe në Kosovë.

Pllana, ka thënë se avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, e kanë marrë librin e tij për të dokumentuar dëshmitë e krimeve në Kosovë nga forcat serbe në gjykimin në Hagë, por që s’e kanë përmendur asnjëherë deri më tani.

“Këta avokatët e burrave që janë në Hagë, janë ardh tek unë për besë e kanë marë këtë libër dhe nuk kanë qenë në gjende fare me pagu edhe pse i marrin milionat. Janë ardh tek unë të gjithë avokatët shqiptarë dhe joshqiptarë këto libra dhe mbanë mend dhashtë Zoti ta përmendin në njërën seancë. Por asnjëri prej tyre deri më sot asnjëherë s’e ka përmend këtë dëshmi që është e pakonstitushme dhe që e vërteton vrasjen e 570 mijë shqiptarëve nga serbët.”, ka thënë ai në “Prime Time”.

Tutje, ai ka thënë se liderët e Kosovës asnjëri nga ta asnjëherë nuk ia kanë dhuruar këtë libër.

“Ja ku e keni filmin dokumentar, e kam realizuar në vitin 2003 dhe përkthyer në gjuhën gjermane dhe angleze. Nuk kam lënë lider të Kosovës e ndërkombëtar që s’ja kam jep këtë film veç me dokumentu barbarizmin e forcave serbe. Liderët e Kosovës kurrë një ekzemplarë të këtij libri as dokumentari kurrë nuk ia kanë dhënë dikujt. Këtë edhe Vuçiqi e ka citu tre herë.”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për…