
Pllana konfirmon ndarjen me Prishtinën
26 qershor 2023
| 12:58
Bujar Pllana është ndarë edhe zyrtarisht me Prishtinën. Lajmin e ka konfirmuar futbollisti me anë të një postimi në “Facebook”.
“Nuk do të jem pjesë e FC Prishtina. Falënderoj kryesinë, trajnerët, bashkëlojtarët si dhe të gjithë stafin. Gjithashtu falënderoj tifozët ‘Plisat’ për përkrahjen e dhënë, kurse klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Pllana.