Plotë yje largohen falas

30 qershor 2022 | 16:20

30 qershori është një datë e veçantë për tregun e transferimeve, këtë të enjte në mesnatë i përfundon kontrata shumë yjeve të futbollit evropian. Një pjesë e mirë e tyre largohen falas, ndërsa një pjesë tjetër i përfundojnë kontratat e huazimit, si në rastin e Alvaro Moratas të cilin e përshëndeti edhe Juventus.

E përditshmja spanjolle AS i ka kushtuar faqen e parë pikërisht këtyre yjeve.

“Skadenca” luksi, shkruan As duke sjell një listë me lojtarët që largohen falas. Paul Pogba largohet nga Manchester United, mesfushori francez pritet të transferohet te Juventus. Paulo Dybala, argjentinasi largohet pa asnjë qindarkë nga Juventus ndërsa destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Milano. Angel Di Maria largohet nga PSG, sipas të gjithë gjasave do të vesh fanellën e Juves.

Dembele është në orët e fundit të kontratës me Barcelonën, nëse nuk ka ndonjë surprizë edhe francezi largohet falas. Të njëjtin fat kanë edhe lojtarë si Isco dhe Suarez, të dy largohet falas nga Madridi, spanjolli nga Reali dhe uruguaiani nga Atletico. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe lojtarë si Eriksen e Januzaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) nga sot do të pranojë certifikatat e…