Lajm i mirë: Vendet e BE-së i pranojnë certifikatat e Covidit që i lëshon Kosova

30 qershor 2022 | 16:19

Bashkimi Evropian (BE) nga sot do të pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testeve të Covid-19 që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.

Zyra e BE-së, ka njoftuar se e njëjta vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara nga Kosova që janë në përputhje me rregulloren e BE-së.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të Covid-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, ka njoftuar zyra e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikolla Nedelkoviqit nga Beogradi, i cili është arrestuar nga Policia…