“Po ecni mbi viktima”, “Krejt çfarë thatë është dezinformatë”, Zemaj dhe Haxhiu përplasen me Vitinë

20 shtator 2021 | 13:19

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Abren Vitia në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është përplasur e me deputetët e opozitës, Bekim Haxhiun nga PDK-ja dhe Armend Zemajn nga LDK-ja, lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Vitia ka thënë se procesi i vaksinimit në Kosovë është duke shkuar mirë.

“Kemi filluar të fundit për arsyet që i dimë, por tani procesi i vaksinimit i ka tejkaluar vendet e rajonit sa i përket numrit të dozave vaksinave të administruara dhe përqindjes së popullatës të vaksinuar. Dera është e hapur në MSh, sepse kjo është luftë e përbashkët e sidomos në raport me variantin Delta. Ndryshe nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti e ka vënë vetën të aftë për të vënë nën kontroll variantet e Covid-19. Qeveria paraprake nuk është treguar e aftë në këtë menaxhim, për shkak të masave të tyre joefikase. Nuk ka arritur asnjëherë të ulë rastet kaq shpejt”, ka thënë Vitia.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet për të diskutuar mbrojtjen e qytetarëve, apo për vaksinimin.

“Me ministrin e Shëndetësisë nuk do të flas për pandeminë më. Kjo qeveri nuk ka më kredibilitet që të diskutojë për këtë çështje. Do të doja ta diskutoja këtë problem me një ministër kredibil, që vërejtjet e deputetëve i merr seriozisht me kohë, e jo kur ai vet dështon dhe i hedh në bërllok 133 mijë doza të vaksinave e pastaj del edhe i akuzon deputetët për një të vërtetë që i kanë thanë se ka pranuar vaksina në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Haxhiu.

Pas kësaj kë reaguar edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se ministri Vitia është duke e demantuar vetveten.

“Aq lehtë dhe më shumë relaks thotë se u mund pandemia, aq lehtë ec mbi viktima. Kjo është e papërgjegjshme, kjo është frikësuese për këtë njeri. Kjo është tepër e frikshme. 45 ditë, 624 qytetarë kanë vdekur para syve. Dhe del thua për 45 ditë e kemi vënë nën kontroll variantin ‘Delta’. Kjo është e frikshme. Ka 4 muaj që ka ardhur varianti ‘Delta’ në Kosovë. Ndërpriteni këtë logjikë. Me masat që i ke marrë në korrik, i ke çuar njerëzit drejt vdekjes”, ka thënë Zemaj, shkruan “Telegrafi”.

Ndërkohë, Vitia i është përgjigjur dy deputetëve, duke thënë: “Një prej arsyeve që desha të përgjigjem për ju Zemaj është për shkak të njohurive elementare që keni në fushë dhe je njohur me situatën. Pse nuk kemi pasur vaksina deri në kohën tuaj? Krejt ajo çfarë thatë është dezinformatë. Ju as nuk keni bërë thirrje për vaksinim, lërë që s’keni siguruar vaksina. Edhe Haxhiu po shpif, sepse unë i kam marrë me seriozitet vërejtjet e deputetëve. Mos iu besoni doktorëve…, disa doktorëve”, është shprehur Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imer Gashi është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka…