Po hante hamburger në restorant, gjen gisht njeriu

15 shtator 12:37

Një grua ka gjetur një gisht njeriu në hamburgerin që po konsumonte në një restorant. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Santa Cruz të Bolivisë.

Klientja ka fotografuar gishtin dhe e ka postuar në rrjetet sociale, me foton që është bërë virale dhe ka shkaktuar polemika të shumta në vendin amerikano-jugor mbi sigurinë ushqimore.

Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit ka hetuar ngjarjen dhe doli në përfundimi se gishti ishte i njërit prej punëtorëve të fabrikës ku përpunohej mishi. Ai kishte humbur dy gishta pas një aksidenti me makinerinë, një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se kanë mbyllur përkohësisht fabrikën dhe restorantin, derisa të plotësojnë kushtet e sigurisë./A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me…