Shënon ulje të sërishme numri i të spitalizuarve me Covid-19

15 shtator 2021 | 12:30

Është shënuar rënie e sërishme e numrit të spitalizuarve me Covid, në kuadër të klinikave Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas raporti të datës 15 shtator 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

“659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 92 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 60 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv Covid-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 29 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 105 pacientë
Spitali i Gjakovës, 59 pacientë
Spitali i Pejës, 132 pacientë
Spitali i Gjilanit, 65 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 14 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 39 pacientë
Spitali i Ferizajt, 51 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e mposhti Barcelonën (0-3), në ndeshjen e zhvilluar…