Muller: Mund të kishim shënuar edhe me shumë gola

15 shtator 2021 | 12:28

Bayern Munchen e mposhti Barcelonën (0-3), në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou”.

Autori i golit të parë, Thomas Muller ka thënë se skuadra gjermane ka mundur të shënon edhe një apo dy gola të tjerë.

“Bëmë një ndeshje të madhe duke i dhënë shumë pak kohë e mundësi kundërshtarit. Mund të shënonim dy ose tre gola më shumë, por për fat të keq, nuk arritëm. Është një kënaqësi e madhe të luash këtu, djemtë u zbavitën shumë. Të fitosh 3-0 në Barcelonë është një sinjal i rëndësishëm. Jemi shumë të kënaqur, edhe pse është vetëm fillimi”, ka thënë Muller.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi…