Po instalohet diktatura dhe po rrezikohet Republika e Kosovës!

29 mars 2023 | 23:30

Shkruan: Gjergj Dedaj

Si asnjëherë më parë, që nga paslufta, Kosova nuk ka qenë më e zhgënjyer, dëshpruar dhe në kollaps, që nga 14 shkurti 2021, kur erdhi në pushtet qeveria autokrate dhe pushteti Kurti-Osmani!

Gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes është dëmtuar skajshëm partneriteti me SHBA-të dhe BE-në, është rrezikuar sovraniteti, integriteti dhe Kushtetuta e Kosovës, me themelimin e Zajednicës nga gjoja kundërshtari i saj Albin Kurti, ka devalvuar roli dhe pozita unifikuese e presidentes nepotiste dhe kukull Osmani, e cila është përçarsja dhe shkelësja më e madhe e Kushtetutës dhe ligjit, ka deshtuar MPJD dhe ka denigruar politika e jashtme dhe diplomacia e Kosovës nga Osmani dhe Gërvalla. Nuk kemi asnjë njohje të re dhe asnjë antarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, janë shkarkuar 12 ambasadorë me metoda brutale, të kundërligjshme dhe kriminale, për të mbipopulluar ambasadat me familjarë dhe militantë politikë. Janë kapur agjensionet dhe bordet si në Korenë e Veriut. Ekonomia e Kosovës është në kollaps, ngritja e çmimeve dhe shkalla e varfërise është më e larta që nga paslufta. Departamenti Amerikan alarmoi për shkallën e korrupsionit në Kosovë, po ngulfaten mediat dhe fjala e lirë dhe është uzurpuar RTK-ja nga partia në pushtet, Trusti Pensional i Kosovës çdo ditë ka humbje të mdha për shkak të mosfunksionimit të bordit. Kosova tash e një vit nuk ka kryeprokuror dhe ka tendenca të ndërhyrjes së pushtetit në drejtësi dhe të kapjes dhe kontrollit të gjyqësorit, BQK është me ushtrues detyre dhe synohet të kapet dhe të vihet në shërbim dhe kontroll shtetëtor të pushtetit autokrat dhe diktatorial Kurti-Osmani!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e tij…