Po kulloste bagëtitë, 45-vjeçari sulmohet nga ariu

20 tetor 2019 | 13:48

45-vjeçari Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës kur është sulmuar nga një ari.

Si pasojë e sulmit, 45-vjeçari ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se nga Tirana është nisur një helikopter për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, për shkak të terrenit të vështirë malor, raporton “TCh”.

45-vjeçari i sulmuar është banues në fshatin Nangë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi pësoi humbje nga Real Mallorca (1-0), por trajneri…