Po s’erdhe sot do të vish nesër

03 korrik 2020 | 09:56

Adem Gashi

Po s’erdhe sot do të vish nesër,
po s’erdhe nesër do të vish një ditë
dhe terri do të jetë terr,
dhe drita dritë.

Unë do ta mashtroj veten
se jam po ai
shndërruar në pritje dhe pritë.

Do të vish një ditë patjetër
dhe bota do të të duket e re,
sado qoftë e vjetër.

Po s’qemë ne do të jenë sozitë tona
duke u puthur si në një libër,
në librin e amshimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri Halil Matoshi nga radhët e AAK-së, ka kritikuar Kryetaren…