Po t’ia jepte LDK-ja mandatin për kryeministër, ja çfarë do të bënte Vjosa Osmani

26 maj 2020 | 09:38

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se po t’ia jepte Lidhja Demokratike e Kosovës mandatin e kryeministrit, Osmani do t’i drejtohej Lëvizjes Vetëvendosje (LV-ja) që ta bënte koalicionin qeverisës. Gjithashtu, Osmani ka thënë se beson se do t’i bënte 61 vota po t’i jepej kjo mundësi. “Sikur të më thuhej merre mandatin dhe bëji 61 vota, do ta merrja dhe do ta bëja 61-shin duke iu drejtuar Vetëvendosjes, e që besoj se do të arriheshin numrat”, është shprehur Osmani, e cila nuk është e sigurt nëse LV-ja është e gatshme për një koalicion të tillë, por kjo tentativë do të bëhej, sipas saj, që të ruhej vullneti i 6 tetorit. “Kjo është hipotezë sikur të lejohej partia e dytë të krijonte qeverinë. Nuk e di çfarë do të thoshte Lëvizja Vetëvendosje. Unë e di çka diskutoj me të çdo ditë, por jo çka do të thoshte ajo”, ka thënë Osmani, duke shtuar se ideja e saj është “të tentonim ta shpëtonim vullnetin e 6 tetorit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania amerikane e bioteknologjisë, “Novavax”, filloi testimin në njeri të…