Po xhironte filmin e ri/ Vdes në gjumë aktori i famshëm Ray Liotta

27 maj 2022 | 13:56

Aktori legjendar ndërroi jetë në ishullin e Karaibeve, teksa ishte në gjysmë të rrugës gjatë regjistrimit të filmit “Ujrave të rrezikshëm”.  Ai shkoi për të fjetur në dhomën e tij, por kur stafi shkoi për ta zgjuar e gjeti atë të pa jetë. Ende nuk është e qartë arsyeja se përse ka vdekur dhe kur, por nuk ka dyshime për ndonjë vrasje të mundshme. Ai la pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo si dhe vajzën e tij Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta-s tronditi fansat teksa ai ka qenë aktiv goxha në vitet e fundit në ekran.

Liotta ishte ndoshta më i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 Goodfellas, ku luajti Henry Hill ndërsa Robert De Niro mori rolin e Jimmy Conway.

Ai gjithashtu u shfaq në The Many Saints of Newark, Marriage Story dhe No Sudden Move në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu. Lajmin e…