Pochettino: Bayerni është skuadra më e fortë në botë për momentin

14 prill 2021 | 11:36

PSG zhvilloi një ndeshje shumë të bukur përballë Bayern Munchen. Ekipi i Mauricio Pochettinos humbi raste pafund, Bayerni fitoi 0-1, por në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kaloi PSG pas fitores 2-3 në Gjermani.

Një sukses i madh për trajnerin argjentinas të ekipit francez, i cili foli rreth ndeshjes për mediat dhe vlerësoi jashtëzakonisht shumë kundërshtarët bavarezë.

“Zhvilluam një ndeshje madhështore, por po kështu luajti edhe Bayerni. Unë mendoj se ata janë skuadra më e fortë në botë për momentin. Ambicia jonë është të arrijmë në atë nivel si skuadër. Nuk e lashë veten të ndikohesha nga humbja 2-7 që pësova nga Bayerni kur isha trajner i Tottenham (tetor 2019). Në futboll mëson çdo ditë gjëra të reja, por asnjëherë nuk duhen marrë gjërat personale. Nuk kisha asnjë lloj ndjenjë hakmarrjeje. Jam i përqendruar plotësisht tek objektivat e PSG-së dhe shpresoj që do të jemi në gjendje t’i arrijmë ato”, ka deklaruar Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
40-vjetori i Pranverës së madhe Kosovare 1981 Demonstratat e vitit…