Pochettino e dëshiron Kanen në vend të Icardit 

22 shkurt 2021 | 11:49

Mauricio Pochettino duket se ka ardhur me ide të qarta në krye të PSG-së. Trajneri argjentinas e ka bërë gati listën e dëshirave për merkaton e verës dhe në krye të saj ka vendosur emrin e Harry Kane.

Pavarësisht se në ekip ka një sulmues si Icardi, duket se Pochettino nuk i beson Mauritos dhe kërkon që si “pykë” në formacionin e tij të jetë Harry Kane. Dyshja kanë punuar së bashku për shumë vite te Tottenhami dhe gëzojnë një marrëdhënie të shkëlqyer mes njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, i vështirë duke finalizimi i marrëveshjes me “Gjelat” e Londrës, pasi për të lënë të lirë një sulmues si Harry Kane, shtypi anglez bën me dije se presidenti i Tottenhamit kërkon të paktën 180 milionë euro. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka bërë me dije se…