Pochettino: VAR-i e ka shkatërruar futbollin

28 prill 2024 | 16:35

Chelsea barazoi 2-2 në Villa Park, për të marrë një pikë ndaj Aston Villa.

Megjithatë, “Të Kaltrit” u larguan me ankesa të forta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Aston Villas, për shkak të golit të anuluar të Disassit.

Mauricio Pochettino foli pas ndeshjes për vendimin e VAR, teksa theksoi se kjo teknologji e ka shkatërruar futbollin.

“Kushdo që e ka parë ndeshjen do të zhgënjehet. Arbitri është i pabesueshëm. Kjo na lëndon vërtet dhe mendoj se VAR e ka shkatërruar futbollin. As lojtarët dhe tifozët e Aston Villas nuk e kuptuan arsyen pse na e anuluan golin”, tha Mauricio Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LeBron James shënoi 30 pikë për të ndihmuar Los Angeles…