Podujeva me memorandum bashkëpunimi me organizatën “Mëshqerra”

06 nëntor 2020 | 14:02

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Organizatës për Zhvillim Rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, për mbështetjen e fermerëve të kësaj komune me 45 krerë lopë të racës “Hollshtajn”. Sipas këtij memorandumi, projekti do të jetë trevjeçarë.

Nënkryetari Rudari ka thënë se do të vazhdojnë me projekte konkrete në fushën e blegtorisë në vitin e ardhshëm dhe do të mbështesin gjithmonë fermerët llapjanë përmes subvencioneve, granteve dhe projekteve te ndryshme bujqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, ka…