Podujevë, 430 pako ushqimore për familjet nevojtare për Festën e Bajramit

29 prill 2022 | 16:24

Dje dhe sot janë shpërndarë 330 pako ushqimore, ndërsa nesër do të shpërndahen edhe 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale në komunën e Podujevës.

Këto pako ushqimore janë donacione nga organizata të ndryshme si “Duart e Bamirësisë”, “Jetimat e Ballkanit” dhe “Festimi Turs” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës për qytetarët nevojtarë.

Përzgjedhja e familjeve përfituese të pakove ushqimore është bërë nga lista e familjeve me asistencë sociale nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kryetari Bulliqi ka thënë se në traditën shqiptare e fetare përherë në prag të festave si kjo e Fitër Bajramit, solidariteti ka qenë i madh me njëri-tjetrin, edhe kësaj here kjo po dëshmohet në komunën e Podujevës, andaj dua t’i falënderoj të gjithë donatorët e bamirësit që po qëndrojnë pranë familjeve në nevojë në komunën e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin…