Podujevë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije

02 korrik 2025 | 14:43

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Esam Dabab, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit për pije për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Sipas kësaj marrëveshje, Organizata “Qatar Charity” do të financojë 90 për qind të projektit, kurse Komuna e Podujevës do të participojë me 10 për qind të shumës së përgjithshme.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar Dabab për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Komuna e Podujevës ka me Organizatën “Qatar Charity” në realizimin e shumë projekteve që ndikojnë në të mirë të qytetarëve të Komunës sonë.

Gjatë këtij takimi prezent ishte edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Stublla dhe menaxheri i programeve në Organizatën “Qatar Charity”, Ahmed al Ashaal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka marrë vendim për reduktim të punës…