Poeti Shaqir Shaqiri boton fotoalbum autobiografik për Edi Ramën

11 gusht 2020 | 12:18

Poeti Shaqir Shaqiri, i njohur si “Kalaja” ka botuar fotoalbumin autobiografik kushtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë fotoalbum, “Kalaja” ka bërë një përmbledhje të deklaratave të Edi Ramës, i cili e kishte vlerësuar lart gjestin që poeti shqiptar, i cili kishte dhuruar 10 euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rama e kishte quajtur hero Shaqir Shaqirin për gjestin e treguar. “MY HERO! Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, mu duk si engjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur”, kishte thënë Rama për poetin “Kalaja”.

Po ashtu, në këtë fotoalbum “Kalaja” ka përmbledhur edhe vlerësimet e qytetarëve në lidhje me gjestin e tij gjatë tërmetit në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pezulluar protestën…