Pezullohet protesta e punëtorëve shëndetësorë

11 gusht 2020 | 12:15

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka pezulluar protestën e paraparë për nesër.

Pezullimi i protestës ka ardhur pasi përfaqësuesit e kësaj sindikate janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Zemaj u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit, si dhe pas vendimit për ndalimin e protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të pezullojë protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe t’i hap rrugë dialogut social”, është thënë në njoftimin e FSSHK-së.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë dhe jo shtesa siç ka parashikuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në…