POEZI LIRIKE ME IMAZH EPIK DHE HISTORIK

21 prill 2020 | 11:35

(Teuta Hadri, “Heshtja ime është poezia”, botuar nga SHB “Era”, redaktore Prof. as. dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, Prishtinë 2012)

Shkruan: Ismet Rashiti

Ka vite që i kam lexuar poezitë e Teuta Hadrit, një atdhetare e flaktë dhe e guximshme prej shumë dekadash. Tërë jeta e Teuta Hadrit është veprimtari, qëndresë dhe sakrificë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Pjesëmarrëse e jetës së gjatë dhe me shumë të papritura të ilegales çlirimtare, e burgosur dhe e përndjekur në vazhdimësi, por gjithnjë pranë idealeve më të larta kombëtare. Me punë dhe përkushtim, me organizime, e me penë sa herë e ka dashur çështja e madhe e çlirimit.
E kam lexuar edhe më parë, e rilexova edhe gjatë këtyre ditëve përmbledhjen me poezi të Teuta Hadrit me titull “Heshtja ime poezia”, e cila më bëri përshtypje që nga titulli, mënyra e të shkruarit, motivet dhe vlera artistike. Vargu i Teuta Hadrit paraqet dhembje, luftë, qëndresë, përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar për Atdheun.
Poezitë e burgut, ato për bashkëveprimtarët e idealit dhe të tjerat për heronjtë dallohen për nga patetizmi krijues. Teuta është aq e afërt me njeriun liridashës, sa përpiqet ti falë gjithçka personale për të mbijetuar vlera kombëtare shqiptare. Historia e vjetër dhe e re janë krenaria dhe frymëzimi i pashtershëm i opusit krijues që e bëjnë të dallohet portreti krijues i Teauta Hadrit. Vargut të saj nuk i shpëtojnë as ngjarjet e mëdha të vitit 1981, pastaj Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, ngjarje këto që bënë kthesë në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare.
Çdo varg i Teuta Hadrit, në fakt është një gurë qëndrese, është antika dhe ritmi i zemrës në damarët e saj që rrahin dhe marrë frymë, jo thjeshtë për jetën e saj, por për jetën e të gjithëve, për njerëzoren, humanen dhe universalen.
Poezia kushtuar Hanife Malës me titull “Penelopës shqiptare”, shoqes së idealit, Teuta Bekteshit, “Shoqes sime sokoleshë”, “Betim para flamurit”, pastaj poezitë për dëshmorin ZIjah Shemsiu, Rexhep Malaj e Nuhi Berishës, Enver Hadrit e shumë tjera, janë plotë dashuri, dhembje e krenari për këto figura të mëdha kombëtare.
Teuta Hadri frymëzimin e saj e gjenë nga jeta reale, nga përjetimi personal dhe kolektiv i shqiptarëve nën sundimin e huaj. Nga burgu dhe nga pjesëmarrja e saj aktive në të gjitha zhvillimet e rëndësishme historike: “Dhomë e ftohët, beton, krevati prej dërrase trupin t’a shpon”, thotë Teuta, por sërish gjen forcë tek idealet e saj të pathyeshme kombëtare dhe vazhdon të ecë krenare në rrugën e saj…
Teuta Hadri është një nga femrat më të përkushtuara shqiptare pas ngjarjeve historike të vitit 1968 e këndej, deri te çlirimi i Kosovës nga okupatori klasik serb. Kjo nuk është vepra e vetme e shkruar e Teuta Hadrit.
Ajo ka botuar edhe libra e shkrime tjera të shumta, duke filluar nga shtypi ilegal “Liria” dhe “Zëri i Kosovës” deri te vepra “Krime që i pashë me sytë e mi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
200 pako me gjëra ushqimore i ka dhuruar sot Oda…