Poezi nga Sabahattin Ali

10 janar 2022 | 12:27

KËNGË BURGU I

 

Qiellit jam sikur shqiponjë

Në krah kam marrë plagë

Jam si mal me lule vjollce

U theva në kohë pranvere

 

E dashura s’m’u bë epokë

Çdo ditë edhe më e helmatisur

Burgu i tëri i hekurt

Nga kangjellat jam bezdisur

 

Isha sikur lumi i gurgulluar

I dehur po sikur era

Sikur blini i vjetruar

Në brendi u përmbyta

 

Buka më e ngurtë se fati im

Fati im më i keq sesa armiku

Në këtë jetë skandaloze

Duke u zvarritur lodhur jam

 

S’munda askënd ta pyes

As ta mbështjell kur u ngopa

As të qëndroj pa e parë

Nga ajo e dashur që jam ndarë

 

KËNGË BURGU II

 

Oj zemër, ti zogjve u ngjanë

Kafazi ty ngushtë të vjen

Ti shëtisje pa ndal

Burgu ty i vështirë të vjen

 

Oj zemër, zakon të çuditshëm ke

Poshtë buka nuk të shkon

Të djegë edhe uji në shtambë

Kur në mendje e dashura të vjen

 

Sytë larg të shikojnë

Çfarë nga kush pret

Era që vjen nga vendi i saj

Të ka harruar, thotë dhe ike

 

Nëse në fytyrë nuk të shikon

Për të madhe mos ia shih

Për atë që jashtë lirshëm shëtitë

Ai që në burg rri hor i duket

 

Qenët që në këmbë të sillen

Sipër kokës të kërcejnë

Trimave që në burg kanë rënë

I dhembë fakti që të dashurën jashtë kanë

 

KËNGË BURGU III

 

Këtu lulet nuk çelin

As zogjtë s’fluturojnë

As yjet s’ndriçojnë

Ditët s’kalojnë, s’kalojnë

Në oborr shëtitem pa ndal

Në mendime i zhytur ulem, ndaloj

Shoh mijëra imagjinata

Ditët s’kalojnë, s’kalojnë

 

Jashtë qenka pranverë

Të tjerët po u shëtitkan

Ditët si ujë rrjedhin

Ditët s’kalojnë, s’kalojnë

 

Në zemrën time dashuri të vjetra

Në sytë e mi lumenjtë bashkohen

Silueta jote qanë në pasqyrë

Ditët s’kalojnë, s’kalojnë

 

Pranë meje një i huaj fle

Çdo fjalë të hidhur e ka si pelin

Je brenga më e fortë e të gjitha brengave

Ditët s’kalojnë, s’kalojnë

 

KËNGË BURGU IV

 

E dashur, brendia më dhemb

Ti ma ruaj mendjen time

I vyshkur mbeta burgut

Ma ndriço rrugën time

 

Frymën tënde në erën që frynë

Flokët në borën që bie

Në tokë, qiell e në re

Kërkoj zemrën time lozonjare

 

Je hënë në qiellin e errët

Je çaj në fushë të thatë

Je e vetmja gjë që e besoj

Duart ty t’i kam zgjatur

 

Armiqtë le të gëzohen e qeshin

Miqtë shpinën le ta kthejnë

Ti je e vetmja që i besoj

S’mund ta thyesh zemrën time

 

Kur një ditë nga ky burg dal

Do të vij e ty në gjunjë do të bie

Duke qarë do të rrëfej brenda çka kam

Do të tregoj vetëm ty për gjendjen time

 

KËNGË BURGU V

 

Kokën mos e përul

Mos u mashtro, moj zemër

Mos le të dëgjohet e qara jote

Mos u mashtro, moj zemër

 

Dallgët e çmendura nga jashtë

Vijnë e muret lëpinë

Këta zëra të hutojnë ty

Mos u mashtro, moj zemër

 

Kur hallet të shumohen

Një rënkim dërgoja Zotit

Ke ende ditë për të parë

Mos u mashtro, moj zemër

 

Plumbat harxhohen duke i shkrepur

Rrugët mbarojnë duke i ecur

Dënimi duke qëndruar në burg përfundon

Mos u mashtro, moj zemër

 

(Marrë nga numri i 12-të i revistës “Akademia”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EDITH SÖDERGRAN DITA FTOHET…   I Dita ftohet drejt muzgut…