Pogba: Është e vështirë të luash për Unitedin

07 janar 2021 | 14:47

Paul Pogba ka paralajmëruar Manchester United se do të vazhdojnë ‘rënien’ e tyre në qoftë se nuk fitojnë duelet e mëdha, njësoj sikurse ndeshja e fundit ndaj Manchester City.

“Djajtë e Kuq” janë eliminuar nga “Citizens” në Carabao Cup dhe si rezultat i kësaj, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka humbur të gjitha gjysmëfinalet që ka marrë pjesë me Manchester United. Francezi ka treguar se është shumë e vështirë për të luajtur në këtë klub.

“Është e vështirë dhe do të jetë kështu, ju duhet të mësoni nga ndeshja në ndeshje. Do të na ndihmojë të shkojmë përpara dhe të bëhemi më mirë. As futbolli e as të luash për Man United nuk është e lehtë, nuk do të jetë kurrë e lehtë, por pikërisht kjo e bën fitoren më të bukur kur kalojmë një kohë të vështirë”, ka thënë Pogba.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, dr.…