Policët civilë kujdesen për identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që përdorin telefonin

16 shtator 2021 | 19:46

Policia e Kosovës ka angazhuar zyrtarë të saj edhe në rroba civile.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se kjo do të shërbejë për të identifikuar dhe parandaluar vozitësit që përdorin telefonin gjatë ngasjes së veturës.

“Patrullat policore të trafikut me vetura dhe rroba civile, të angazhuara për parandalimin, identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që përdorin telefonin gjatë ngasjes së automjeteve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka…