Policët e Kosovës kthehen në punë me orarin e zakonshëm

26 maj 2020 | 09:14

Pas rreth dy muajsh me orar të zgjatur 12 orësh, zyrtarët policorë sot i janë kthyer orarit 8 orësh të punës. Me vendim të Policisë së Kosovës, nga sot në orën 7:00 është kthyer orari i zakonshëm.

Përjashtim bën vetëm Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, atje policët do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orësh për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

Orari i punës së policëve në Kosovë ishte zgjatur për shkak të menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Deri tani ata kanë punuar plus 4 orë, me orar nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar së paku një…