Policët e Malishevës dhurojnë gjak

06 nëntor 2019 | 12:55

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të stacionit në Malishevës, po e vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut, për nevojat e spitaleve në vendin tonë.

Edhe sot, zyrtarët policorë, por edhe qytetarë të tjerë, i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut, aksion i cili është duke u mbajtur në ambientet e stacionit policor, nga ana e Entit të Transfuzionit të Gjakut.

Në fillimin e këtij aksioni, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka përgëzuar edhe profesionistët shëndetësorë të Entit të Transfuzionit të Gjakut, por edhe zyrtarët policor në Malishevë, për gatishmërinë e tyre dhe gjestin human që po e bëjnë, pasi një dozë e gjakut, mund të shpëtojë një jetë njeriu.

I pari që e filloi aksionin e dhënies vullnetare të gjakut, ishte komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e më pas edhe zyrtarët tjerë policor dhe qytetarë të cilët ishin të njoftuar për aksionin.

Ky aksion i dhurimi vullnetar të gjakut, do të vazhdojë edhe gjatë orëve të pasdites.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Superligës…