Polici që vrau Sarah Everard dënohet me burgim të përjetshëm

30 shtator 2021 | 17:29

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për oficerin e policisë që ka vrarë Sarah Everard.

Wayne Couzens e kishte rrëmbyer 33-vjeçaren teksa po kthehej nga shtëpia e një shoqeje në Clapham, më 3 mars.

Sipas asaj që shkruan BBC, pasi u dha dënimin për Couzens, gjykatësi tha se ky ishte një rast “dëshpërues, tragjik dhe brutal”. “Ke tradhtuar familjen tënde dhe nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë pendesë”, i ka thënë gjykatësi vrasësit.

Sarah Everard u raportua e zhdukur nga i dashuri i saj më 4 mars pasi nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk ishte takuar me të prej disa orësh.

Ajo kishte shkuar për vizitë tek një shoqja e saj mbrëmjen e 3 marsit dhe prej andej u largua për në shtëpi.

Por në banesë nuk mbërriti kurrë. Sarah kishte telefonuar për rreth 14 minuta të dashurin e saj, por ai nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.

Ajo u gjet e vdekur nga policia pas alarmit që kishte dhënë i dashuri i saj.

Trupi i pajetë u konstatua në një zonë të pyllëzuar në Kent, e fshehur brenda një çante. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi identitetin e viktimës./tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo i ka falënderuar tifozët e Manchester Unitedit që…