Ronaldo: Dua ta bëj përsëri historinë me Unitedin

30 shtator 2021 | 17:22

Cristiano Ronaldo i ka falënderuar tifozët e Manchester Unitedit që i ndihmuan ekipit gjatë fitores dramatike 2-1 kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

Portugezi ka thënë se është i gatshëm ta shkruajë përsëri historinë me klubin. Unitedi fitoi me përmbysje të rezultatit falë golave nga Alex Telles dhe Ronaldo, pasi Villarreali kishte kaluar në epërsi në fillim të pjesës së dytë në “Old Trafford”.

“Tani çdo gjë është e mundur, çdo gjë është e hapur dhe ne besojmë se do të kalojmë tutje. Kjo është arsyeja pse u ktheva këtu. Më mungoi shumë ky klub. Bëra historinë me këtë klub dhe dua ta bëj përsëri”, ka thënë Ronaldo. “Falënderoj tifozët, jo vetëm për mua, por për përkrahjen e ekipit, gjë që do të jetë shumë e rëndësishme këtë sezon në veçanti”, ka shtuar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Drejtësia sot”, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike…