Polici qëllon me armë protestuesin në Hong Kong

11 nëntor 2019 | 11:47

Një polic ka qëlluar me armë një protestues në Hong Kong. Pamjet e shfaqura drejtpërdrejt në “Facebook” treguan oficerin që i drejtonte armën një protestuesi para se ai të përleshej me një person tjetër.

Një burrë tjetër, i cili mbante maskë në fytyrë i afrohet dhe oficeri e qëllon nga një distancë fare e afërt. Nga pamjet nuk është e qartë nëse plumbat goditi dikë tjetër.

Në një deklaratë, qeveria konfirmoi që një oficer policie kishte shkarkuar revolverin e tij të shërbimit dhe se një njeri ishte qëlluar. Autoriteti Spitalor i Hong Kong-ut tha se kishte marrë një pacient 21 vjeç me plagë me armë zjarri, i cili ishte në gjendje kritike për jetën.

Mediet lokale raportojnë se demonstruesi i ishte nënshtruar një operacioni. Të shtënat kanë përshkallëzuar tensionet, ku herë pas here ka edhe skena kaotike ku policia qëllon protestuesit me gaz lotsjellës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Socialistët që kanë qeverisur deri më tani në Spanjë, kanë…