Policia arreston 14 persona në veri të Mitrovicës e në rajonin e Prishtinës

20 tetor 2022 | 17:24

Policia e Kosovës në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të krimit, si dhe dukurive tjera negative, përmes departamentit të hetimeve dhe departamentit kufitar ka realizuar disa operacione të suksesshme policore në rajonin e Mitrovicës – Veri dhe të rajonit të Prishtinës, ku në tri raste të ndara ka arrestuar 14 persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim me migrantë dhe prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i kompetent i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh.

RASTI 1.

 Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj personin e dyshuar mashkull kosovar me iniciale (M.M.), për kryerje të veprës penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTI 2.

 Kontrabandim me migrantë; Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave për përfshirje të disa personave në aktivitete të kundërligjshme të kontrabandimit me migrantë, pas realizimit të dy operacioneve të mëhershme në muajin korrik të këtij viti ku ishin arrestuar 17 persona të dyshuar dhe ishin identifikuar 11 viktima të kontrabandimit me migrant, sot me 20 tetor ka realizuar operacionin e radhës. Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente Sektori i Hetimeve nga Departamenti për Kufi ka realizuar bastisje në pesë lokacione me ç’rast ka arrestuar 12 persona të dyshuar, prej tyre gjashtë shtetas kosovar dhe gjashtë shtetas të huaj si dhe janë identifikuar 29 viktima të kontrabandimit me migrantë.

Gjatë këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë sekuestruar, një veturë, tri armë të gjata dhe tri armë të shkurta. Në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti ka lëshuar vendim për ndalim për shtetasit kosovarë, ndërsa për shtetasit e huaj pritet vendimi pas intervistimit të tyre

RASTI 3.

 Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve; Me datë 19.10.2022, Policia e Kosovës gjatë mbajtjes së një pike kontrolli ka ndaluar veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur katër qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë prej 35gram. Në konsultim me GjPP është marrë urdhër verbal për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë në vijim: Një pistoletë me karikator, gjashtë fishekë, sasi e dyshuar e marihuanës me peshë rreth 708 gram, sasi e dyshuar e marihuanës me peshe rreth 902 gram, sasi e dyshuar e marihuanë me peshë rreth 163 gram (gjithësej 1.8kg substancë narkotike e llojit marihuanë), vetura e përfshirë në rast, një telefon mobil si dhe 6 bimë të mbjellura të dyshuara të llojit Kanabis. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i kompetent i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar vendimin për ndalim policor prej 48 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy…