Policia arreston gjyqtarin në fushë gjatë ndeshjes, habiten lojtarët

27 qershor 2025 | 11:30

Edhe pse ka ditë që ka ndodhur, të pranishmit ende nuk duan ta besojnë. Ngjarja, që ka ndodhur të dielën në Guaruja të Sao Paulos, i ka befasuar futbollistët të cilët nuk donin t’u besonin syve. Videoja shpejt është bërë virale… Është shpërndarë momenti kur 38-vjeçari Ederson Carlos da Silva, kishte dhënë fillimisht një karton të verdhë, ndërsa disa momente më vonë, ishte rrethuar nga policia e veshur me jelek anti-plumb që e kishte arrestuar. Da Silva, është akuzuar për pjesëmarrje në trafikim të drogës. Hetimi për trafikimin e drogës kishte nisur në nëntor të vitit 2024, kur ngarkesa me 450 kilogramë të kokainës ishte ndalur në Sao Paulo. Shoferi dhe pasagjeri ishin arrestuar, ndërsa më vonë policia kishte zbuluar se Da Silva ishte udhëheqës i logjistikës dhe organizatës kriminale, ka shkruar “Daily Mail” të enjten. Ushtrimi i arbitrimit me gjasa ishte vetëm një maskim për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , ka…