Policia arreston një person pasi tentoi ta sulmoj xhaxhain e tij

12 qershor 2021 | 22:16

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi, nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar ta sulmojë fizikisht xhaxhain e tij, gjatë kohës sa ky i fundit po punonte në servisin e tij për automjete.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, teksa i njëjti ka thënë se personi i arrestuar ishte bërë i dhunshëm sa herë që ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Më datë 12.06.2021 rreth orës 19:00, i dyshuari i lartecekur ne gjendje te dehur ka shkuar ne pëuntorinë (servis për automjete të axhës së tij) tani ankues, dhe ka tentuar te sulmoje fizikisht mirëpo e kane parandaluar ankuesi me punëtorët e tij”, njofton Xhurkaj.

“I dyshuari nga patrulla e policisë është arrestuar dhe sjellë ne SP. Rahovec, i është bere matja e alkoolit i cili ka rezultuar me 1.70‰. Sipas ankuesit i dyshuari sa here qe përdorë alkool është i dhunshëm”, deklaron tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat minimal 0:1,…