Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

26 shtator 2022 | 13:51

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:00 në fshatin Sojevë të Ferizajt kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej katër vite e njëqind ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka…